Futboll

Ozil thyen heshtjen: Do ta bëja përsëri

Pas fotos përkrah presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në maj ai ka marrë kritika nga i gjithë opinioni publik gjerman. Ai ka heshtur për një kohë të gjatë. Të dielën paradite ai është rrëfyer nëpërmjet Twitter.

Ozil: “Besoj se është e vështir për t’u kuptuar, që në disa kultura të ndash një lider politik nga njeriu. Por në këtë rast është ndryshe.

“Edhe nëse do të kishin qenë zgjedhjet e fundit apo ato të parafundit, foton do ta kisha bërë gjithsesi.

“Për mendimin tim në foton time me Erdogan nuk hyn fare politika apo zgjedhjet, por për të respektuar liderin e vendlindjes sime.”

Ai është akuzuar se ka ndihmuar Erdogan për fushatën zgjedhore me fotot e bëra. Ato janë quajtur foto propagandë.

Më poshtë keni të gjithë deklaratën e mesfushorit të Arsenal, që ditën e diel ka fluturuar në Singapor për fazën përgatitore.

Më shumë nga Futboll