Boks

Pacquiao debuton në Australi: Jam gati për 2 korrikun

Boksieri filipinas Manny Pacquiao, kampioni i botës në peshën “welter” në kategorinë WBO, më 2 korrik do të rikthehet në ring për të mbrojtur titullin. Ai do të duelojë në Brisbane të Australisë ndaj boksierit vendës Jeff Horn, një përballje që nuk e tremb aspak 39-vjeçarin filipinas, që do të sfidojë një rival 10 vjet më të ri se ai në moshë. Pacquiao po kryen seancat e fundit stërvitore, kryesisht në palestër, për të qenë gati fizikisht për këtë përballje. “Jam gati për 2 korrikun”, ka thënë “PacMan” në një video të publikuar sot për mediat, ku tregon për përgatitjen e bërë, duke i drejtuar grushtin kamerës.

Boksieri filipinas Manny Pacquiao, kampioni i botës në peshën “welter” në kategorinë WBO

Pacquiao prej disa javësh ndodhet në vendlindjen e tij, ku dhe është përgatitur intensivisht për këtë sfidë. Kjo është hera e parë për të që zbarkon dhe duelon në Australi, por kjo nuk e tremb një kampion të ringut si Pacquiao, që nga ana tjetër nuk e nënvlerëson Horn. “Është një rival i fortë dhe shumë agresiv. Është një boksier i fortë”, ka thënë filipinasi për mediat vendase. “Jam duke punuar për të qenë më i shpejtë në ring, por edhe të kem një trup të fortë. Shpejtësia në lëvizje do të jetë vendimtare në këtë përballje”, u shpreh më tej Pacquiao, që ka zhvilluar 67 duele si profesionist, duke fituar 59 prej tyre, humbur 6 dhe në 2 raste ka dalë barazim.

I’m ready for July 2 👊🏼 #PacHorn #TeamPacquiao

A post shared by Manny Pacquiao (@mannypacquiao) on

Më shumë nga Boks