Boks

Pacquiao: Fitorja me “KO” ndaj Matthysse më ka befasuar edhe mua

Manny Pacquiao u rikthye me fitore në ring pas një viti pushim, duke mundur Lucas Matthysse, një triumf me “KO” në raundin e shtatë për boksierin filipinas, gjë që nuk ndodhte prej 9 vitesh. Boksieri 39-vjeçar mori titullin kampion bote në peshën “welter” në kategorinë WBO, duke treguar edhe një herë se është një kampion pavarësisht moshës. “Jam i lumtur, pasi kisha nevojë për një triumf të tillë. Matthysse është një rival i fortë dhe i vështirë për t’u mundur, por unë arrita ta hedh në tapet. Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë gjatë muajvë të fundit”, tha Pacquiao.

Tani po festoj këtë triumf të rëndësishëm të karrierës time, jam krenar dhe jam rikthyer në vendlindjen time sërish me një titull. E ardhmja do të jetë me të tjera surpriza, pasi po planifikoj që të dueloj  sërish këtë vit. Siç e kam thënë edhe para sfidës, puna jashtë ringut më ka marrë pak kohë, por tani jam rikthyer kampion dhe do të më shihni për shumë kohë të tillë”, u shpreh boksieri filipinas, që ka konfirmuar se gjatë dy muajve në vijim do të qëndrojë pushim dhe në shtator do të rikthehet në stërvitje, për t’u përgatitur për një duel në fund të dhjetorit.

Më shumë nga Boks