Boks

Pacquiao-Matthysse, analiza e boksierëve kandidatë për titullin kampion

Më 14 korrik, në Malajzi do të zhvillohet dueli i peshës “welter” mes kampionit të botës së kategorisë WBA, argjentinasit Lucas Matthysse dhe filipinasit Manny Pacquiao. Ky i fundit rikthehet në ring pas një viti dhe kërkon të rimarrë titullin kampion. Ja një analizë e kësaj sfide mes dy boksierëve:

1-Fuqia

Të dy boksierët konsiderohen si grushtues të mirë. Pacquiao njihet si një boksier që i fiton shpesh duelet me KO, gjë që e ka arritur nga pesha e lehtë deri në duelet e peshës së mesme. Megjithatë, ai nuk fiton një duel para gongut të fundit që prej vitit 2009, ndaj Miguel Cotto, ndërsa rivali i tij ka regjistruar së fundi 14 fitore me KO, duke treguar aftësitë e tij.

2-Shpejtësia

Pa asnjë dyshim, Pacquiao konsiderohet si një nga boksierët më të shpejtë në botë, gjë që e kanë konfirmuar rivalët e tij, që kanë rëndë viktimë e këtij faktori. Megjithatë, tashmë 39 vjeç, Pacquiao nuk e ka më në maksimum këtë veti të tijën. Por edhe Matthysse nuk konsiderohet i ngadalshëm.

3-Forma

Edhe pse Pacquiao ka 59 fitore e 7 humbje, katër nga humbjet e tij janë pësuar në 10 takimet e fundit, çka tregon se nuk është më në formën e dikurshme. Ndërsa Matthysse ka pësuar vetëm dy herë në 10 takimet e fundit. Filipinasi ka dueluar shumë pak vitet e fundit dhe ka humbur shumë reflekse.

4-Përvoja

Të dy boksierët kanë përvojën e mjaftueshme për ta fituar duelin, pasi në total janë 112 përballje së bashku. Pacquiao ka mbajtur disa tituj kampionë bote, ndërsa Matthysse ka marrë vetëm së fundi titullin e kategorisë WBA. Pra, një duel që padyshim do të ketë shumë fansa që do të tërhiqen nga prëvoja e dy boksierëve.

5-Aftësitë

Pacquiao nuk njihet vetëm për fuqinë e grushtit dhe shpejtësinë e tij në duel, por edhe për aftësinë e kombinimit të grushteve. Matthysse nuk është një boksier vetëm 1-dimensional, pasi është agresiv, ushtron presion dhe fuqi, faktorë që e kanë ndihmuar në arritjen e 39 fitoreve në 44 duelet e karrierës së tij.

Më shumë nga Boks