Boks

Pacquiao mbron titullin kampion më 2 dhjetor, rivali ende enigmë

Boksieri filipinas Manny Pacquiao do të rikthehet në ring me 2 dhjetor të këtij viti, kur do të mbrojë titullin kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë WBA. Data 2 dhjetor, e dielë, tregon se edhe dueli i radhës së boksierit filipinas do të jetë larg Amerikës dhe me shumë gjasa do të jetë sërish në Azinë e largët, ashtu sikurse veproi edhe herën e fundit.

Duelin e fundit në ring, Manny Pacquiao e zhvilloi më 15 korrik, në Kuala Lampur të Malajzisë, kur filipinasi mundi me KO në në raundin e shtatë argjentinas Lucas Matthysse, duke marrë edhe titullin kampion. Promotori Bob Arum po përpiqet të organizojë një duel të madh për kampionin e botës, ndërkohë që ëndrra e Pacquiao është revanshi me Floyd Mayweather, por që duket i vështirë për t’u realizuar.

Por, pavarësisht se është zbuluar data e rikthimit në ring të boksierit 36-vjeçar ende enigmë është emri i rivalit ndaj të cilit ai do të duelojë dhe do të mbrojë titullin kampion. Amir Khan, Mikey Garcia e Errol Spence Jr., janë disa nga kandidatët e mundshëm, por kjo gjë do të zbulohet vetëm gjatë shtatorit.

Më shumë nga Boks