Boks

Pacquiao: Nuk bëj më “dhurata”, do të rikthehem kampion

Pak orë para duelit për titullin kampion bote në peshën “welter” ndaj kampionit të kategorisë WBA, argjentinasit Lucas Matthysse, boksierit filipinas Manny Pacquiao shprehet i bindur se do të arrijë të fitojë dhe të rikthehet aty ku i takon. Dueli mes dy boksierëve do të zhvillohet të dielën në Kuala Lampur të Malajzisë, me filipinasin që rikthehet në ring një vit pas humbjes me Jeff Horn. Por Pacquiao shprehet se është gati dhe se nuk do të tolerojë më në ring.

Jam gati, jam i motivuar dhe gati për të rimarrë titujt që më përkasin, që i kam patur. Jam i motivuar dhe i lumtur, kam uri për të fituar të tjerë trofe dhe nuk do të ndalem para asnjë rivali. Mjaft kam humbur dhe kam bërë dhurata, tani është koha që të tregoj edhe një herë se jam një kampion”, u shpreh Manny Pacquiao, 39 vjeç. Boksieri filipinas mban rekordin e fitimit të titujve kampionë në 8 kategori të ndryshme peshash, në një karrierë 23-vjeçare.

Më shumë nga Boks