Boks

Pacquiao rikthehet kampion bote, mposht me “KO” rivalin argjentinas

Boksieri filipinas Manny Pacquiao rikthehet kampion bote në peshën “welter”, pas fitores me “KO” në raundin e shtatë ndaj argjentinasit Lucas Matthysse, ndeshje e zhvillua në “Axiata Arena” të Kuala Lampur, në Malajzi. 39-vjeçari filipinas, 60 fitore, 7 humbje e 2 barazime në karrierë, mori titullin e kategorisë WBA, që mbahej nga amerikanoi-latini, që pësoi humbjen e pestë në karrierën, ku numëron edhe 39 fitore.

Një e majtë e filipinasit në raundin e shtatë çoroditi boksierin argjentinas, që për të tretën herë gjatë këtij dueli (më parë pat rënë në tapet në raundin e tretë e të pestë) përfundoi në tapet dhe gjyqtari vendosi ta ndalte sfidën. Një sfidë e komanduar nga Pacquiao, që arrin të fitojë me “KO” pas 9 vitesh nga hera e fundit (2009 ndaj Cotto). Çka tregon se filipinasi, pavarësisht moshës, ishte i vendosur për ta fituar këtë duel ndaj rivalit të tij dhe ia doli mbanë.

Tashmë filipinasi rikthehet protagonist në sportin e boksit, duke vijuar karrierën e tij legjendare, ndërsa argjentinas Matthysse ka zhvilluar një përballje jo në lartësinë e tij. Kjo fitore i hap dyert Pacquiao për një sfidë edhe më të madhe në peshën “welter”, këtë herë3 ndaj Vasyl Lomachenko, përballje që me shum ë gjasa do të zhvillohet në dhjetor të këtij viti. Por rival mund të jetë edhe Terence Craëford, një tjetër kampion bote.

Më shumë nga Boks