Kampionati Shqiptar

Pacult flet për përgatitjet në Slloveni dhe iu kujton lojtarëve konkurrencën e shtuar

Kukësi vijon me intensitet përgatitjet në Slloveni, në prag të përfaqësimit në Kupat e Europës (Champions). Krahas seancave stërvitore, verilindorët e kanë testuar veten edhe në ndeshje miqësore. Ndërkohë, trajneri Peter Pacult ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të nënkampionëve të Shqipërisë në internet. Në të, ai shprehet i kënaqur me afrimet që janë bërë në skuadër, pasi kjo gjë ka shtuar konkurrencën ndërmjet lojtarëve.

Sot ka përfunduar stërvitja në Slloveni, cili është vlerësimi juaj i përgjithshëm?
Çdo gjë ka qenë në rregull, si hoteli dhe gjithë të tjerat. Kemi pasur pak problem distancën nga hoteli për të fusha e stërvitjes, por nga ana morale dhe ushtrimet e lojtarëve gjithçka ka shkuar shumë mirë. Kemi punuar më shumë në fazën fizike, për të qenë fizikisht në rregull dhe, kur të kthehemi në Shqipëri, do t’i japim përparësi taktikës.

Sa ka përparuar ekipi që nga ardhja në Slloveni?
Momentalisht nuk mund të themi akoma nëse ekipi është përmirësuar apo jo, këtë do të na e tregojnë ndeshjet e ardhshme. Jam i kënaqur me afrimet në skuadër, pasi është shtuar konkurrenca dhe kjo gjë lojtarëve po iu bën shumë mirë. Përsa i përket përparimit të lojtarëve, këtë do ta shikojmë në ndeshjen e ardhshme.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar