Kampionati Shqiptar

Pacult: Ja si e pranova ofertën e kampionëve të Shqipërisë…

Peter Pacult ka filluar një angazhim të ri në karrierën e tij si trajner: me kampionët e Shqipërisë, Kukësin. Stacionet e mëparshme të trajnimit ishin për fat të keq më pak të suksesshëm, sepse angazhimet e tij zgjatën vetëm disa javë. A ka një shpjegim austriaku, pse stacionet e kaluara ishin kaq të pakënaqur? Përgjigjen e jep në një intervistë për “dieblaue24.com”, nga e cila ne po sjellim përgjigjen që jep për detyrën që ka marrë përsipër aktualisht: “Puna e trajnerit përfshin jo vetëm ditët me diell, por sigurisht edhe pushimet nga puna. Kur nënshkruani një kontratë, në njëfarë mënyre nënshkruani disi edhe shkarkimin tuaj. Natyrisht, fazat e fundit të karrierës si trajner nuk po shoqëroheshin nga fati, por nëse e ndërmerrni këtë hap, duhet, gjithashtu, të prisni që, veçanërisht në disa vende, të mbizotërojnë ligje të tjera.

Për fat të keq unë kisha një kundërshtar në stacionin tim të fundit, Radnicki Nis, kundër të cilit nuk kisha shanse që nga fillimi. Megjithatë, gjëja pozitive qëndron në faktin se isha në gjendje të kthehesha në rrugën e suksesshme sportive në Nish. Pastaj, më 24 dhjetor, një telefonatë më kërkoi të bëja aventurën e Ballkanit, përsëri. Ishte një kërkesë nga kampioni aktual shqiptar, Kukësi. Pas një bisede me presidentin, e pranova këtë ofertë, sepse jam ende shumë trajner dhe nuk jam dekurajuar nga stacionet e fundit. Përveç kësaj, ekziston mundësia për të arritur një vend ndërkombëtar me ekipin. Kukësi është vetëm tri pikë prapa liderëve të Skënderbeut”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar