Champions League

Pacult: “Kukësi nuk është favorit…më dhemb që nuk shënuam!”

Barazimi në Shkodër ndaj modestëve të Vallettas në përballjen e parë të kësaj aventure europiane të Kukësit në UEFA Champions League ka irrituar jo pak trajnerin Piter Pacult, i cili ka bërë të pamundurën për të spostuar presionin. “Unë nuk kam folur kurrë për favoritë, nuk e kuptoj pse cilësohet Kukësi si favorit?! Pse e quani barazimin një rezultat të papritur. Me siguri ky është mendimi juaj. Gjithsesi ne kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur. Jam i kënaqur që nuk pësuam gol, por nga ana tjetër më dhemb fakti që nuk shënuam”, deklaroi Pacult, i cili shmangu gjithashtu edhe kritikat për ekipin e tij.

“Kritikat për lojtarët nuk mund t’i jap tani. E rëndësishme është koha, tani është vetëm fillimi. Është si puna e farës, ajo do kohën e vet që të rritet. Është ende herët për të folur. Pamë që kishim përballë një skuadër që ka kohë që luan me atë grup. Ndërkohë, ne po formohemi, tani po njohim njëri-tjetrin. Sot patëm shanset tona, përgjithësisht me kundërsulme. Padyshim që duhet të shënojmë golin, që për fat të keq nuk erdhi sot. Jam i bindur që në ndeshjen e kthimit do japim maksimumin, dhe do marim një rezultat pozitiv. Tani presioni qëndron mbi Vallettan, pasi një gol i pësuar në fushën e tyre, do tu prishë ekuilibrat në lojë. Fokusi është te ndeshje e kthimit, ku duhet të ndryshojmë disa gjëra”, u shpreh trajneri i Kukësit.

Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë

Më shumë nga Champions League