Futboll

“Pajtohet” me Maganin, Frashëri firmos me Flamurtarin

Tre eksperienca të ndryshme në Kategorinë Superiore për portierin që një herë u grumbullua edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë, Stivi Frashëri. Pas përfundimit në mënyrën më të keqe të mundshme të aventurës së tij me bardheblutë e Tiranës, si dhe pas një sezoni me ekipin e Bylisit, i cili tashmë është rikthyer në Kategorinë e Parë, Frashëri tashmë është përgatitur për një aventurë të re, sërish në Superligë, por me një tjetër ekip.

Portieri 26-vjeçar, Stivi Frashëri, për sezonin e ardhshëm ka gjetur dakordësinë me skuadrën e tij të re, Flamurtarin e drejtuar nga trajneri Gugash Magani, ish-trajnerin e tij te Tirana, në kohën kur marrëdhëniet e portierit me drejtuesit bardheblu, skuadrën dhe tifozët u prishën për të mos u korigjuar më kurrë. Gjithsesi, kjo marrëveshje e re bashkëpunimi mes të dyve duket se asgjë nuk ka qenë personale, pavarësisht se asaj kohe marrëdhëniet dukeshin shumë të acaruara. Lajmin për zyrtarizimin e këtij transferimi e ka bërë  klubi ballshiot, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”.

[interaction id=”57c8a5d1ec3cf49f6e2c9518″]

Më shumë nga Futboll