Kampionati Shqiptar

Pakult: Duhej shënuar goli i dytë, na mungon qetësia

“Uroj ekipin, së pari, për kualifikimin. Vetvetiu ia vështirësuam vetes ndeshjen, sepse që në pjesën e parë duhej të shënonim golin e dytë e të sigurisë. I kishim të gjitha mundësitë për këtë. Rezultati 1-0 deshi që të luftonim deri në fund, sepse e donim kualifikimin me çdo kusht. Tirana është një ekip shumë i mirë. E filluam ndeshjen me tre mesfushorë, për të penguar që në nisje lojën e kundërshtarit. E vetmja gjë që na mungon është qetësia. Për këtë duhet të bëjmë stërvitje dhe vetëm stërvitje. Edhe ndaj Kamzës nuk arritëm të shënojmë të parët. Ekipi duhet t’i shfrytëzojë rastet më mirë. Duhet të jemi më të koncentruar para portës. Duhej goli i dytë, që do të na jepte më shumë qetësi sot. Kemi mundësi të vazhdojmë akoma në ndeshjet e Kupës. Sot ishte mundësia ideale për të aktivizuar sulmuesin Balde. Duke parë që Kale nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe Guri e bën mirë mesfushorin e djathtë, mendova që me Balde do t’i kem 2 sulmues dhe do të arrijmë ta shënojmë golin e dytë. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që të paktën po shënojmë. Është një fakt që edhe unë e shoh, nuk kam parë që mesfushorët të shënojnë. Kale kishte një rast mjaft të mirë sot, që duhet ta përfundonte në gol. Gjatë stërvitjes po punojmë shumë, që edhe mesfushorët të shënojnë gola”.

.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar