Fitnes

Palestra s’është gjithçka, ja si të shpëtoni nga ngërçet e muskujve

Palestra s’është gjithçka, ja si të shpëtoni nga ngërçet e muskujve

Ngërçet e muskujve, sidomos ato të këmbës, janë një makth i vërtetë kur përsëriten shpesh. Lajmi i mirë është se ka disa mënyrë për të shpëtuar prej tyre.

Fillimisht, po ju ndodhi diçka e tillë, masazhojeni lehtë muskulin e prekur, duke u përpjekur të shtrini lehtësisht këmbën ose krahun. Mund të përdoren gjithashtu edhe kompresa të ngrohta. Nëse ngërçi është i lidhur me humbjen e lëngjeve (kështu ndodh në shumicën e rasteve, në fakt), mirë është të përdorni terapi zëvendësuese. Në medie shkruhet shpesh se rekomandohet lëngu i kumbullave të thata (kalium), lëngu i portokallit (kalcium), djathi, kosi, qumështi (kalcium), patatet dhe bananet (kalium).

Ilaçet nuk janë zgjidhja më e mirë, kështu që qëndroni larg tyre! I vetmi përjashtim është nëse dhimbjet janë të shpeshta dhe shumë të forta. Po të jetë kështu, duhet edhe të vizitoheni te një mjek i aftë.

Duhet të kuptoni se palestra nuk është gjithçka. Dehidratimi dhe lodhja e tepërt duhet të shmangen. Lajmi tjetër i mirë është se ngërçet nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me problemet shëndetësore.

Më shumë nga Fitnes