RUSI 2018

Panamaja në Botëror, ja festa e çmendur e reporterëve televizivë (video)

Panamaja u kualifikua për herë të parë në historinë e vendit në një Kupë Bote. Një ëndërr përrallore e bërë realitet për shtetin e vogël të Amerikës Qendrore. Edhe pse kualifikimi shkaktoi mjaft polemika për shkak të golit “fantazëm” në minutat e fundit të lojës, kjo nuk e zbehu aspak festën e çmendur të vendit me 4 milionë banorë. Madje, presidenti i Panamasë e shpalli 11 tetorin si festë kombëtare. Për ta kuptuar më mirë si përjetohet kualifikimi i parë në Botëror, mjafton të shikoni festën e çmendur të telekronistëve panamezë, që po transmetonin me koment ndeshjen.

Më shumë nga RUSI 2018