AUTO

I pandalshëm dhe luksoz, zbuloni “camper”-in që kushton 1.5 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë parajsa e “camper”-ave, hapësira të mëdha për të eksploruar dhe karburant me çmim të pranueshëm. Earthromer, ndërtues i mjeteve për eksplorim, që e ka bazën në Kolorado, ka vendosur të realizojë një “camper” të pandalshëm dhe luksoz, që quhet XV-HD.

Është realizuar mbi bazën e Ford F750 dhe është i pajisur më një motor turbo diesel V8 prej 6.7 litrash, me 330 kuaj fuqi. Është një apartament lëvizës, me dhomë gjumi, banjë dhe kuzhinë. Mundësitë për ta personalizuar janët ë pafundme: kalohet nga impianti audio Bose te rafti i posaçëm për të mbajtur pushkët e deri te një set i dedikuar për gotat e shampanjës.

Një mjet i projektuar për të garantuar edhe periudha të gjata larg qytetërimit: serbatori i karburantit ka një kapacitet prej 450 litrash, ai i ujit, një kapacitet prej 1000 litrash dhe sistemi fotovoltaik mund të gjenerojë deri në 2100 vat energji elektrike. Kostoja është e barabartë me atë të një vile: 1,5 milionë dollarë, të barabartë me 1,3 milionë euro. Tre ekzemplarët e parë janë në ndërtim e sipër dhe do të jenë në rrugë para fundit të 2018-ës.

Më shumë nga AUTO