Kombëtarja

Panucci nuk e aktivizoi, Alban Bushi “rrëmben” sulmuesin e kombëtares

Panucci nuk e aktivizoi, Alban Bushi “rrëmben” sulmuesin e kombëtares

Giaccomo Vrioni ishte një nga të grumbulluarit rishtaz në ekipin kombëtar nga Christian Panucci. Sulmuesi i lindur në Itali, ishte një surprizë në listën e trajnerit për ndeshjen kundër Jordanisë, pasi ai ka luajtur vetëm një ndeshje me ekipin U-21, ku në fakt bëri paraqitje të mirë.

Por pas ndeshjes me Jordaninë, pasi nuk u aktivizua, Giaccomo Vrioni, është grumbulluar me ekipin U-21, për ndeshjen e sotme zyrtare kundër Spanjës. Këtë gjë e ka bërë të ditur me anë të njoftimi FSHF-ja.

Sulmuesi Giaccomo Vrioni i është bashkuar ekipit kombëtar U-21, për të qenë në dispozicion të teknikut Alban Bushi për takimin zyrtar eleminator me Spanjën, që luhet sot në orën 19.00”-thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Vrioni me lojën e treguar në ndeshjen miqësore ndaj Italisë një muaj më parë, pritet të jetë titullar sonte në “Selman Stërmasi” me kombëtaren U-21 ndaj Spanjës. Talenti i shpresave shihet si një nga zbulimet më të rëndësishme në ekipin kombëtar me perspektivë për të ardhmen.

Më shumë nga Kombëtarja