Kombëtarja

Panucci: Do të jetoj nëpër avionë për… Shqipërinë

Do të ketë prurje të reja të epokës “Panucci” në kombëtare për kualifikueset e radhës, në tetor. Bëhet fjalë për rikthime, siç mund të jetë Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe, por edhe ndonjë emër i ri, sepse në listë do të jenë plot 26 lojtarë. Tre kuqezinj janë të pezulluar për shkak kartonësh, ndaj nuk mund të luajnë kundër Spanjës. Kësisoji, nevojiten “përforcime”. Në këtë pikë, Panucci shtoi: “Kemi një listë lojtarësh në Europë që do të shoh, do të jetoj në avionë. Por, duke mos pasur kohë, do të punoj sa më shumë që të jetë e munudur. Kjo është ideja nga këtu e në vazhdim. Për kualifikueset e radhës do të grumbulloj 26 futbollistë. Po mendoj për të gjithë, por emra nuk mund të them. Tre lojtarë janë të pezulluar për shkak kartonësh dhe do të mendoj për gjithçka.”

Më shumë nga Kombëtarja