Champions League

PAOK-Spartak i Moskës, faktori fushë do të jetë vendimtar

Vendet e dyta të kampionateve të kaluara të Greqisë dhe Rusisë do të përballen me njëra-tjetrën për të siguruar një vend në fazën me grupe të Champions League. Vendasit kanë eliminuar Basel-in në raundin e mëparshëm me një rezultat të përgjithshëm 5-1.

Skuadra e Rzvan Lucescu shpreson të sigurojë një avantazh para publikut vendas, por nuk do të jetë aspak e lehtë. Rusët kanë luajtur dy ndeshjes në kampionatin vendas dhe nuk kanë pësuar asnjë gol. Një ecuri që miqtë shpresojnë të vazhdojë edhe në Greqi, në mënyrë që të kthehen në shtëpi me një rezultat pozitiv.

Spartak ka zhvilluar një derbin fundjavën e kaluar kundër kampionëve në fuqi të Lokomotivës së Moskës, sfida nga e cila kanë arritur të marrin një pik. Një rezultat ky që duhet t’i ketë bërë shumë mirë moralit të ekipit para transfertës greke. Edhe pse këto dy ekipe marrin pjesë rregullisht në kompeticionet europiane, ato nuk janë përballur kurrë me njëra-tjetrën në të kaluarën.

Më shumë nga Champions League