Çiklizëm

Papa Françesku i jep startin Xhiros së Italisë nga Jeruzalemi

Edicioni 2018 i Xhiros së Italisë në çiklizëm do të nisë nga Izraeli, aty ku do të zhvillohen 3 etapa para se turneu i parë i madh i biçikletës i vitit të ardhshëm të transferohet në vendlindje. Në Jeruzalem do të zhvillohet etapa e parë e këtij turneu dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka një ide të veçantë për startin e Xhiros së Italisë.

Ai ka ftuar Papa Françesku që të vijë në Izrael dhe t’i japë zyrtarisht startin jo vetëm etapës së parë por të gjithë turneut të biçikletës, që për herë të parë në histori zbarkon në Izrael. Nuk dihet nëse Papa do ta pranojë këtë ftesë për të qenë për vizitë zyrtare në Jeruzalem në fillim të majit, kur dhe nis Xhiro e Italisë (më 4 maj).

Nga starti i nje gare ne Xhiron e Italise

Më shumë nga Çiklizëm