Seria A

Paqe mes kryesuesve, Napoli dhe Inter ndajnë nga një pikë

Inter dhe Napoli kanë ndarë nga një pikë duke e mbajtur të pandryshuar renditjen e Serie A. Ishte një përballje që i ngjante më tepër një ndeshje shahu se sa një ndeshje futbolli. Të dy trajnerët kishin si përparësi të mos pësonin gol dhe këtë ia arritën, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënonte të pakën një gol në portën kundërshtare.

Ishte Napoli që zotëronte ndeshjen teksa Inter priste i pozicionuar mirë në mbrojtje duke dalë rrezikshëm në kundërsulm. Mundësitë e para i kishin vendasit me Mertens dhe Callejon por Samir Handanovic kishte një nga ato ndeshje ku nuk donte kurrsesi të mposhtej nga sulmuesit kundërshtarë duke bërë mrekullinë në të dyja rastet.

I vetmi rasti i Inter regjistrohet në fund të pjesës së parë me Icardi-n por në krahun tjetër të portës edhe Reina tregohet i vëmendshëm dhe vendimtar. Sidomos pas pushimit në rastet e Valero dhe Vecino. Një ndeshje ku lojtarët më të mirë kanë qenë mbrojtësit dhe portierët.

Edhe në pjesën e dytë Napoli arrin të kontrollojë pa probleme ndeshjen dhe Inter vazhdon me të njëjtën strategji, mbrojtje solide dhe kundërsulme të rrufeshme me Perisic dhe Candreva. Por megjithëse ndeshja ishte emocionuese, dhe rastet nuk munguan, rezultati mbeti i pandryshuar për 90 minuta dhe Napoli me Inter duhet të kënaqen me nga një pikë të grumbulluar.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Seria A