RUSI 2018

Paradoksi i Eder, lojtari që e humbi fatin në momentin kur e gjeti

Heroi që askush nuk e priste, i cili i ka dhuruar Portugalisë triumfin në Europianin e zhvilluar në Francë në 2016-ën, po kalon momentin më të vështirë të karrierës së tij. Është me të vërtetë një paradoks, sepse lojtari është braktisur nga fati pikërisht në momentin kur e gjeti atë. Sulmuesi i ka dhuruar popullit portugez gëzimin më të madh të historisë së tij, për sa i takon futbollit, por një vit nga ajo finale e Europianit ka përfunduar në merkato me kërkesë të trajnerit të ri të Lille, Marcelo “El Loco” Bielsa”. Trajneri argjentinas, në fakt, nuk ka ndërmend t’i besojë sulmuesit portugez dhe i ka treguar derën.

Bielsa mbetet “Loco”, i tregon derën 11 lojtarëve

Goli i realizuar në kohën shtesë të finales së Europianit, që bëri të heshtë “Stade de France”, e ktheu në hero, por ka qenë edhe fillimi i një odiseje: Eder është huazuar nga Lille në janarin e 2016-ës, para se të blihej përfundimisht, por nuk ka luajtur asnjëherë në nivelet që priteshin. Ndër të tjera, tifozët francezë duket se nuk ia kanë falur kurrë atë gol që i ka mohuar “Gjelave” titullin e tretë europian dhe për këtë arsye sulmuesi është kthyer në një armik të vërtetë në Ligue 1.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ashtu si Marcelo Bielsa, duke se nuk ka shumë besim te sulmuesi dhe, pavarësisht atij goli në finale, trajneri i Portugalisë ka preferuar Andre Silva para tij. Eder nuk është grumbulluar për Kupën e Konfederatave të zhvilluar në Rusi dhe tani prania e tij në Botëror është në rrezik. Ndeshja e fundit e tij me Portugalinë ka qenë një miqësore kundër Suedisë, marsin e kaluar.

Më shumë nga RUSI 2018