Europa League

Paradoksi, Marseille mund të kualifikohet në Champions edhe po humbi Europa League

Finalja e Europa League do të luhet mes Atletico Madrid dhe Marseille, që do të përballen 16 majin e ardhshëm në Lyon. Kujtojmë se, siç parashikon rregullorja, skuadra që do të fitojë trofeun, fiton edhe të drejtën për t’u kualifikuar në fazën me grupe të Champions League.

Por, duke parë dy skuadrat finaliste, mund të jemi dëshmitarë të një paradoksi. Në fakt, ekziston mundësia që edhe skuadra humbëse të kualifikohet në fazën finale të kompeticionit europian më të rëdnësishëm për klube.

Marseille do të kualifikohej në fazën me grupe të edicionit të ardhshëm të 2018-19 në rast e fiton Europa League, ashtu si Atletico Madrid, që e ka fituar këtë drejtë nga pozicioni i arritur në kampionat.

Në rast se fituesi do të jetë Atletico, që është i kualifikuar tashmë falë kampionatit, në fazën me grupe të Champions League shkon skuadra që mbanvendin e tretë në kampionatit francez, që aktualisht mbahet nga Monako, por Marseille është vetëm një pikë larg kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Europa League