Atletikë

Parashikimi i Usain Bolt: Rekordet e mia do të rezistojnë për dekada

Usain Bolt u tërhoq nga sporti dy javë më parë, pas përfundimit të Botërorit të atletikës në Londër dhe aktualisht ndodhet në Tokio (Japoni) për promovimin e një eventi. Në tri Olimpaiada radhazi, ai fitoi tri herë medaljen e artë në 100 dhe 200 metra, duke mbajtur edhe rekordin botëror në këto dy disiplina: 9”58 në 100 metra dhe 19”19 në 200 metra. Sprinteri xhamajkan beson se këto dy rekorde do të qëndrojnë për një kohë të gjatë dhe se vështirë në të ardhmen e afërt do të jetë dikush në gjendje të përsëritë sukseset e tij.

Usain Bolt le pas te gjithe rivalet ne nje gare

Mendoj se epoka ime, me Blake, Gatlin, Powell, Gay etj., ka qenë epoka më e mirë e sprintit në atletikë. Nëse rekordet e mia do të ishin thyer, do të kishin qenë këta atletë që do ta bënin atë, por kjo gjë nuk ndodhi. Ndaj, unë mendoj se rekordet e mi do të rezistojnë edhe për 15-20 vite”, tha Bolt, që u largua nga sporti me disa zhgënjime, duke mos mbrojtur dot titujt kampionë bote. “Pavarësisht kësaj, unë s’kam asgjë për të treguar, të gjithë e dinë që jam më i miri”, tha xhamajkani, që e ka të vështirë të përcaktojë pasardhësin.

Më shumë nga Atletikë