Connect with us

Futboll

“Paràtë nuk do të më çojnë kurrë në Kinë!”

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, nuk mund të kuptojë ata futbollistë që largohen nga nivelet më të larta të këtij sporti për t’u transferuar në Kinë. Oscar u bë “ylli” i fundit i futbollit botëror që firmosi për 2 milionë euro në muaj teksa në arkat e Chelsea shkuan 60 milionë euro dhe lojtari u prezantua te Shangai. Klopp bëri një këndvështrim interesant duke thënë se familja e tij nuk ka probleme financiare dhe se në moshën 25-vjeçare, si në rastin e Oscar është e çuditshme të shkosh larg elitës.

Oscar is the latest player to sign up for a move to China on a £400,000-a-week deal

“Nuk e kam idenë përse njerëz marrin vendime të tilla. Për mua, paràja nuk është një opsion, – tha trajneri i Liverpool. – Për momentin, Kina nuk është një kampionat ku një lojtar dëshiron të luajë. Mënyra  vetme për t’i marrë është duke i ofruar shifra rekord. Megjithatë, shumë klube në Europë mendojnë të njëjtën gjë për Premier League, që paguan dyfishin e klubeve të tjera, por nëse një lojtar shkon nga Gjermania në Spanjë dhe nga Italia në Angli, nuk e bën vetëm për paràtë. Askush nuk mund të garojë financiarisht me klubet kineze, por futbollistët duhet të kuptojnë se paràtë nuk janë gjithçka.”

Klopp said that China was not a league in which players actually wanted to play football

Më pas, trajneri i Liverpool shtoi: “Mendoj se familja e çdo futbollisti në Premier League, aq më tepër atyre në klubet elitare, nuk i njohin problemet financiare, ashtu si familja ime. Ky është realiteti dhe jo një mendim i imi, prandaj nuk e kuptoj një futbollist profesionist në kulmin e moshës që zgjedh të vazhdojë karrierën në Kinë.” Klopp tha se nuk i druhej eksodit të Coutinho, Sane dhe “yjeve” të tjerë të Liverpool drejt Kinës. “Të luash me Liverpool është një mundësi që nuk krahasohet me asgjë,” – tha ai.

Më shumë nga Futboll