Kampionatet në Europë

Paratë, tradhëtia dhe dashuria e humbur: divorci i hidhur publik Neymar-Barcelona

Vetëm disa ditë pas frymëzimit të rikthimit të shkëlqyeshëm të Barcelonës kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve, Neymar tronditi shokët e ekipit të Brazilit, Marquinhos dhe Thiago Silva, pasi u tha atyre se ishte i hapur për një lëvizje te gjigandët parizienë. Neymar shënoi dy herë në fitoren 6-1 ndaj PSG-së më 9 mars, duke përfshirë një goditje të shkëlqyeshme të lirë, që çoi në kthesën dramatike e të vonshme në “Camp Nou”, për të nënshkruar një fitore totale 6-5. Por ajo që ishte performanca e tij më e mirë me fanellën e Barçës doli, gjithashtu, të ishte fillimi i fundit të kohës së tij në klubin katalanas.
Në vend të brazilianit, imazhi dhe portreti ishin të Lionel Messit, që festonte me tifozët pas njërit nga golat. Edhe pse Neymar në të vërtetë kishte dalë jashtë skuadrës së tij argjentinase, kjo ishte fotografia që përfundoi, duke u bërë virale, dhe Barça e përdori atë në një “billboard” të madh jashtë stadiumit të saj me titullin: “Historia ndodh këtu!”

Neymar humbi ndeshjen e ardhshme të Barcelonës, një humbje 2-1 ndaj Deportivo La Coruna, me një lëndim të lehtë, duke u rikthyer për 90 minuta në fitoren 4-2 kundrejt Valencias. Dhe pas kësaj, ai u lidh me Brazilin për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Uruguajit dhe Paraguajit. Pikërisht atëherë, ai hodhi “bombën”. “Tregojini Sheikut se jam në dispozicion,” – u tha shokëve të kombëtares, Marquinhos dhe Thiago Silva, në lidhje me pronarin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. Natyrisht, të dy u tronditën nga ajo që kishin dëgjuar, por ata ranë dakord ta transmetojnë mesazhin tek pronari i klubit.
Reagimi pas fitores 6-1 ndaj PSG-së kishte treguar se, pavarësisht çfarëdo gjëje që bëri dhe do të bënte Neymar, Barcelona do të ishte ekipi i Messit. Edhe pse ai kishte deklaruar në mbërritje, në vitin 2013, se ai ishte “këtu për të ndihmuar sulmuesin argjentinas”. Braziliani besonte se meriton shumë më tepër kredi sesa ajo që kishte marrë për famën e famshme “remuntada”.

Më vonë, pasi PSG-ja filloi të punojë prapa skenave për nënshkrimin e brazilianit, mesfushori i Santos, Lucas Lima, njoftoi në qershor se ai do të bashkohej me Barcelonën në vitin 2018 dhe babai i Neymar Sr. do të merrte një tarifë të madhe për ndërmjetësimin e marrëveshjes .Megjithatë, Santos kërcënoi të denoncojë Barcelonën në FIFA për thyerjen e rregullave të transferimit dhe klubi katalanas u tërhoq nga marrëveshja, në mënyrë që të shmangte sanksionet e mundshme. Babai i Neymar ishte i zemëruar dhe marrëdhëniet në mes të sulmuesit brazilian dhe bordit drejtues Blaugrana kurrë nuk do të ishin të njëjta përsëri. Në çdo rast, mendja e Neymar punonte për largimin nga “Camp Nou”. Vetëm disa ditë më vonë, 25-vjeçari u tha shokëve të tij të ekipit (në dasmën e Messit me Antonela Roccuzzo, në Rosario) se ai do të largohet për t’u bashkuar me PSG-në më vonë, gjatë verës.

Raportet e largimit të mundshëm të Neymar më pas u shfaqën në korrik, por zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, tha: “Ai është duke qëndruar, 200 për qind”. Dhe, pasi braziliani luajti në një fitore parasezonale ndaj Juventusit, Gerard Pique postoi një foto me shokun e ekipit dhe një titull, ku lexohej: “Ai po qëndron”. Natyrisht, ai nuk qëndroi dhe transferimi te PSG u konfirmua më 2 gusht. Deri atëherë, bordi i Barcelonës ishte jashtëzakonisht i zemëruar me mënyrën se si një lojtar, për të cilin kishin bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për të nënshkruar në vitin 2013 , një futbollist që e kishin rezervuar si një zëvendësim afatgjatë për Messin, të largohej në atë mënyrë. Dhe kishte edhe më shumë pasoja për t’u ndjekur, sepse jo vetëm që Neymar kishte lënë më pak se një vit pas nënshkrimit të një kontrate të re fitimtare me klubin katalanas, por ai dhe babai i tij i thanë gjithashtu presidentit Josep Maria Bartomeu se kishin ndërmend të merrnin 26 milionë € bonus të holla besnikërie si pjesë e asaj marrëveshjeje.

Barça, megjithatë, nuk e kishte atë dhe e la çështjen në dorë të një noteri. Lojtari ka postuar një mesazh emocional në Instagram, pas largimit të tij nga Barcelona, duke falënderuar shokët e skuadrës, me lavdërim të veçantë për miqtë Messi dhe Luis Suarez, së bashku me tifozët dhe duke thënë se Blaugrana do të jetë gjithnjë në zemrën e tij. Nuk kishte asnjë dashuri të tillë për ata më të mëdhenjtë në “Camp Nou”, megjithatë, pas paraqitjes së tij të rëndësishme me PSG-në, në fitoren 6-2 kundër Toulouse, Neymar tha: “Unë kam qenë shumë i lumtur në Barcelonë, por jo me bordin drejtues. Jam shumë i trishtuar me bordin e Barcelonës, ata nuk janë njerëz që duhet të jenë atje. Barça meriton shumë më tepër dhe të gjithë e dinë”. Paratë ka të ngjarë të jenë motivimi kryesor pas këtyre fjalëve, megjithatë, edhe më parë, këtë muaj, AS raportoi se ekipi ligjor i Neymar ishte përpjekur të bindte UEFA-n për ta pezulluar Barcelonën nga Liga e Kampionëve për shkak të refuzimit të katalanasve për të paguar bonusin e tij prej 26 milionë eurosh. Këto raporte janë konfirmuar edhe nga burime të organit qeverisës të futbollit europian.

Javën e kaluar, njerëzit e Neymar u takuan me Barçën në gjyq, për të rënë dakord për një zgjidhje, pasi lojtari e paditi klubin e tij të mëparshëm për mosplotësimin e bonusit kontraktual. Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk u arrit mes dy palëve dhe “Mundo Deportivo” raportoi se sulmuesi dhe babai i tij anulluan anëtarësimin në klubin katalanas, duke shkëputur më tej lidhjet me ekipin, që ishte një shtëpi e lumtur për lojtarin midis vitit 2013 dhe 2017. Tani nuk ka kthim prapa. Marrëdhënia është toksike dhe duket sikur po keqësohet, ndërsa tifozët janë kthyer kundër ish-heroit të tyre, pas vendimit të tij për t’u larguar drejt PSG-së dhe përpjekjes për të pezulluar Barçën nga Liga e Kampionëve.

Më shumë nga Kampionatet në Europë