Champions League

Paris SG, Cavani thyen rekordin e Ibrahimovic…

Paris SG, Cavani thyen rekordin e Ibrahimovic…

Goli i shënuar nga Edinson Cavani kundër Celtic, do të thotë se ai ka parakaluar Zlatan Ibrahimovic, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Paris SG në historinë e Kupave të Europës. Uruguajani shënoi për herë të 21-të në Champions League me fanellën e PSG, me penallti, pak para fundit të pjesës së parë, për një faull që fitoi vetë. Ky është sezoni i pestë për Cavani me Paris SG në Champions League, pasi u morr nga Napoli në vitin 2013.

Në sezonin e tij të parë, Cavani shënoi katër gola në Champions League, ndërsa në të dytin realizoi gjashtë të tillë. Vetëm 2 gola shënoi në sezonin 2015-16, ndërsa në edicionin e kaluar, të parin pa hijen e Ibra, qendërsulmuesi vuri rekordin personal me 8 gola në Champions. Goli rekord, ai numër 21, erdhi ndaj Celtic. PSG ka nevojë që ky rekord të përmirësohet edhe më tej, që kjo skuadër të jetë e suksesshme në Champions.

Më shumë nga Champions League