Futboll

Paris SG, në Mynih u shënua fati i Emery…

Paris SG, në Mynih u shënua fati i Emery…

Fjalët e presidentit Al Khelaifi, pas tre shuplakave të marra nga PSG në shtëpinë e Bayern Munich, janë interpretuar nga media franceze si një pretencë për Emery. “Jam shumë i zhgënjyer. Nuk vihet në stadiume të tilla për të humbur 3-1.” Pra, trajneri bask duket se është në fund të aventurës. Drejtuesit e PSG e kanë në kokë një emër për ta zëvendësuar: Massimiliano Allegri. Trajneri i Juventus është i pari në listën e përzgjedhjeve të përfshin edhe Antonio Conte e Diego Simeone.

Image result for unai emery

Interesimi i PSG për trajnerin bardhezi ka lindur që në fund të sezonit të kaluar, por pronarët nga Doha menduan t’i jepnin më shumë kohë Emery, për të mos përsëritur gabimin që bënë me largimin e Carlo Ancelotti në vitin 2013. Në verë, PSG është përforcuar me Neymar dhe Mbappe. Ky sezon përfaqëson një mundësi autokritike për Emery, për të harruar humbjen e titullit kampion dhe mënyrën si u eliminua në Champions League, me përmbysje nga Barcelona.

Image result for unai emery

Gjithsesi, dështimi në Bavari duket se i ka bindur përfundimisht pronarët e PSG se spanjolli nuk është njeriu i duhur për ta. “Parisien” shkruan: “Nuk është njeriu grintoz që i duhet ekipit, as ai strategu taktik që thuhej. Përkundrazi, duket se është e kundërtat e gjithçkaje që ka nevojë ky ekip.” Për gazetën “L’Equipe”: “Emery nuk gëzon respektin e futbollistë dhe ka vështirësi në marrjen e vendimeve kryesore në ndeshjet e rëndësishme, duke treguar limitet e tij si trajner.”

Më shumë nga Futboll