Connect with us

Ligue 1

Parisi i jep një “shuplakë” Bastia-s, “kap” përkohësisht Monaco

Paris Saint-Germain, pas humbjes 3-1 të pësuar fundjavën e kaluar, në fushën e Nice, është kthyer te fitorja pasditen e sotme, duke marrë një fitore të pastër 5-0 kundër skuadrës së Bastias, me këtë të fundit që nuk ka arritur të marrë kurrë një fitore në fushën e kampionëve në fuqi të Francës. Ky rezultat i ka dhënë mundësi lojtarëve të Emery që të ngjiten në kuotën e 83 pikëve në renditje, po aq sa Monaco, që do të luajë në orën 20:00 në fushën e Nancy, por që ka edhe një ndeshje për të rikuperuar në kampionatin francez. Për sa i takon ndeshjes, gjithçka është zgjidhur në pjesën e parë, teksa Lucas dhe Verratti kanë realizuar dy herë në harkun e tri minutave.

Braziliani ka zhbllokuar takimin në minutën e 32-të, ndërsa italian ka dyfishuar avantazhin në të 35-ën. Nuk mund të mungonte edhe emri i Edinson Cavani në listën e golashënuesve, me uruguaianin që ka shkuar shënuar në minutën e 76-të. Ish-sulmuesi i Napoli-t ka pasur mundësinë për të realizuar një dygolësh dy minuta më vonë, por ka gabuar nga pika e bardhë. Gjithsesi, në të 82-ën vendasit kanë realizuar “pokerin” me Marquinhos, por merita më e madhe për këtë gol i shkon talentit Lo Celso, i cili ka bërë një lëvizje shumë të bukur duke shmangur mbrojtësit dhe duke kaluar portierin me një goditje të bukur me hark. Në të 89-ën ka ardhur edhe goli i dytë personal i Cavani-t dhe i pesti për vendasit. Tani, PSG-së nuk i mbetet gjë tjetër vetëm që të shpresojë te një hap fals i Monaco.

Standings provided by Sofascore LiveScore

[interaction id=”590e004032e5cd871b2a03f6″]

Më shumë nga Ligue 1