Kategoria Superiore

Paritzani fiton sfidën për Europën, Kukësi bën detyrën ndaj Kamzës

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të tjera të javës së 28-të të Kategorisë Superiore. Nuk ka pasur surpriza, me Kukësin, kampionët në fuqi të Shqipërisë, që kanë marrë një fitore 1-0 në fushën e Kamzës.

Pesë minuta lojë i kanë mjaftuar miqve për të zhbllokuar ndeshjen me Elton Cale dhe për të siguruar tri pikët. Kjo ka qenë fitorja e tretë radhazi për Kukësin, që mban vendin e dytë në kampionat me 51 pikë, nëntë larg Skënderbeut kryesues, që do të luajë nesër në fushën e Laçit.

Në vendin e tretë të klasifikimit, pas Kukësit, është Partizani i Dalipit, që ka siguruar gjithashtu fitoren e tretë radhazi në Superiore pasi ka mundur me rezultatin 2-0 Laçin në transfertë. Kjo ka qenë një përballje direkte për Europën, duke parë se dy ekipet ishin me pikë të barabrta para këtij takimi.

Ndeshja është vendosur në pjesën e dytë, me miqtë që kanë shënuar në minutën e 50-të me Cardoso dhe kanë siguruar tri pikët në minutat e fundit me golat e Abdurahimi (85’) dhe Progni (88’).

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Kategoria Superiore