Boks

Parker kundër ofertës së Joshua: Kushtet e britanikut janë qesharake e fyese

Menaxheri i boksierit neo-zelandez Joseph Parker ka thënë se sfida mes tij dhe kampionit të peshave të rënda Anthony Joshua mund të mos zhvillohet, pasi kushtet financiare që ka vendosur britaniku janë qesharake. Parker, kampion bote i kategorisë WBO në peshat e rënda, ka konfirmuar javën e kaluar se synon një përballje me Joshua për të unifikuar titujt. David Higgins ka thënë se kanë qenë gati të përballen me Joshua, duke pranuar edhe një ndarje të të ardhura 60%-40% në favor të britanikut, por oferta e ardhur nga Britania e Madhe ka qenë më e ulët. “E-mail që më ka nisur Eddie Hearn është qesharake, ndaj do t’i braktisim bisedimet”, tha Higgins.

Boksieret Joshua dhe Parker, te dy kampione bote ne peshat e renda

Oferta që Hearn na ka bërë është një fyerje për boksierin dhe boksin. Nuk ka mundësi që ai të bëjë këtë ofertë kaq të ulët, ose dikush i ka vjedhur password-in dhe ka nisur një e-mail tallës. Ne pranojmë 40% dhe mendoj se është një arsyetim normal, pasi Parker është kampion bote dhe bëhet fjalë për unifikimin e titujve”, tha menaxheri i boksierit neo-zelandez, që më tej shtoi: “Nuk kam ndërmend t’i kthej përgjigje atij e-mail. Unë i respektoj Hearn dhe Joshua, por ajo ofertë është një fyerje. Parker ka punuar shumë për të fituar respektin e të gjithëve dhe ne nuk zbresim më shumë se 40% të fitimit, duke pranuar edhe të duelojmë në Angli”, u shpreh Higgins për mediat britanike.

Më shumë nga Boks