NBA

Parker, Wade, Gasol, Nowitzki & Co, veteranët që bëjnë ende diferencën në NBA

Sezoni i ri i NBA-së është në prag dhe përveç protagonistëve të zakonshëm, që edhe këtë sezon do të thonë fjalën e tyre janë edhe veteranët e përjetshëm, që falë përvojës së tyre arrijnë të lënë gjurmë sa herë që aktivizohen.

Dwayne Wade (Cavaliers – 17 janar, 1982)

LeBron James e kërkoi me ngulm te Cleveland, për të krijuar edhe një herë dyshen e famshme që triumfoi te Majemi disa sezone më parë. Vjet, Wade pati një mesatare prej 18.3 pikësh për ndeshje, shumë për një 35 vjeçar, që nuk realizonte kaq shpesh që kur ka qenë i ri. Mes 35-vjeçarëve është ai që mund të bëjë ende diferencën në fushë edhe pse nuk ka më forcën dhe energjinë e dikurshme.

Dirk Nowitzki (Dallas – 19 qershor, 1978)

Këtë verë bëri 39 vjeç dhe është gati për sezonin e 20-të në NBA, sërish si titullar. Vjet pati mesataren më të ulët të realizimit në karrierën e tij, 14.2 pikë për ndeshje, në 26 minuta lojë. Por duke parë moshën dhe kapacitetin e tij mund të jetë ende shumë i rëndësishëm për Mavericks, duke ndihmuar edhe të rinjtë.

Nowitzki realizon ne koshin e Miami

Pau Gasol (San Antonio – 6 korrik, 1980)

Transferimi verën e kaluar te Spurs i zgjati karrierën, duke qëndruar në majën e NBA-së edhe pse shifrat nuk ishin inkurajuese: 12.3 pikë në 25 minuta lojë. Te skuadra e San Antonios është njeriu që zbret në fushë në vend të Lauvergne, për t’i dhënë këtij të fundit më shumë frymëmarrje, por me përvojën që ka është protagonist.

Jamal Crawford (Minnesota – 20 mars, 1980)

Në mars do të mbushë 38 vjeç, por synon të jetë protagonist, ashtu si vjet, kur realizonte 12,3 pikë për ndeshje, duke shfrytëzuar talentin e tij në sulm dhe aftësitë për të krijuar si organizator edhe pse e niste ndeshjen nga stoli. U largua nga Clippers për të nisur një aventurë të re si protagonist te Minnesota, për të ndihmuar të rinjtë Ëiggins e Butler.

Zach Randolph (Sacramento – 16 korrik, 1981)

Numrat thonë se nga basketbollistët mbi 35 vjeç vetëm Ëade dhe Noëitzki kanë realizuar më shumë se ai, që ka një mesatare prej 14.1 pikësh për ndeshje, në 24 minuta lojë. Vjet luajti si zëvendësues te Memphis pas 15 sezonesh si titullar, ndaj shpreson që të Sacramento të jetë më shpesh në fushë dhe jo thjesht një tutor i Labissiere.

Basketbollisti Dwayne Wade me fanellen e Bulls

Tony Parker (San Antonio – 17 maj, 1982)

San Antonio e mban duke u përpjekur që të asistojë dyshen Mills-Murray, për të ndërhyrë në rast se ata kanë nevojë të shplodhen. Sezonin e kaluar e mbylli me 10.1 pikë në 25 minuta lojë, por me kalimin e kohës është bërë më shumë ekspert në fushë, duke ndihmuar skuadrën dhe evituar dëmtimet.

Manu Ginobili (San Antonio – 28 korrik, 1977)

Në korrik mbushi 40 vjeç, duke qenë basketbollisti i dytë më i vjetër aktiv në NBA. Pritej që këtë vit të ishte në pension, pasi mbylli zsezonin e kaluar me mesataren më të ulët të karrierës, 7.5 pikë për ndeshje. Por skuadra ka nevojë për ndihmën e përvojën e tij, pasi Popovich mendon se nuk janë shifrat ato që bëjnë të madh një lojtar.

Vince Carter (Sacramento 0 26 janar 1977)

Është basketbollisti më i vjetër aktiv në NBA e megjithatë është i aftë të ndërtojë një karrierë falë aftësive atletike, duke e mbyllur sezonin e kaluar me 8 pikë për ndeshje në 24 minuta lojë. Janë shumë të rinjtë që do të kenë nevojë për ndihmën e tij në skuadër, ndaj ai është gati.

Më shumë nga NBA