Kampionatet në Europë

Parrulla, fyerje dhe para false; tifozët sulmojnë Donnarumma

Gigio Donnarumma ishte në një situatë absurde gjatë debutimit të tij në Kampionatin Europian U-21, kundër Danimarkës. Një grup i tifozëve të Milanit, pas golit bëri gjithçka për ta shqetësuar. Tifozët treguan një flamur fyes (“Dollarumma”), ndërsa bërtisnin në të gjitha kontaktet e portierit me topin, për të përfunduar me hedhjen dhjetëra dollarëve false në fushë, në zonën e portës së Donnarumma. Lojtari u përgjigj me një buzëqeshje, edhe pse shqetësimi ishte i madh dhe krijonte një situatë të rëndë psikologjike.

Kjo vjen si rezultat i refuzimit për të rinovuar kontratrën me Milanin, ndërkohë që tifozët kuqezinj e kanë identifikuar atë, së bashku me Raiola, si tradhtarë. Trajneri i Italisë U-21, Gigi Di Biagio, tha në një konferencë për shtyp se situata e përjetuar nga Gigi Donnarumma, gjatë ndeshjes me Danimarkën, ishte absurde: “Ai gjendet në një kontekst shumë të komplikuar, por ka provuar si të jetë 30-vjeçar, i gatshëm për të mbështetur gjërat që shkojnë përtej futbollit.”

Më shumë nga Kampionatet në Europë