Connect with us

Futboll

Partizani 80 mijë euro për Abazajn, Luftëtari do të ketë përqindje të kartonit

Partizani 80 mijë euro për Abazajn, Luftëtari do të ketë përqindje të kartonit

Kristal Abazaj mund të jetë goditja më e madhe e Partizanit nga tregu vendës.

Sulmuesi anësor është një nga lojtarët më të kërkuar në Kategorinë Superiore, aq sa madje është trajtuar si “i pakapshëm” për skuadrat tona, me Luftëtarin që nuk heq dorë lehtë prej tij, por Partizani mund ta arrijë.

Sipas gazetës “Sport Ekspres”, Abazaj, i cili ka dy vite kontratë në Gjirokastër, gëzon prej kohësh interesin e “Demave të kuq”. Luftëtari kërkon 80 mijë euro për kartonin e lojtarit, ndërkohë që kryeqytetasit janë gati të paguajnë në dy këste.

Përveç kësaj, Partizani pranon që Luftëtari të ketë edhe 10-15% të vlerës së kartonit të Abazajt, në rast se shitet te një klub tjetër. Lojtari i Shpresave kuqezi tashmë është në dorën e presidentit Grigor Tavo.

Më shumë nga Futboll