Kampionati Shqiptar

Partizani B në Kategorinë e Parë, ja dy grupet e skuadrave

Më në fund, FSHF-ja i ka dhënë “dritën jeshile” fillimit të kampionatit të Kategorisë së Parë. Pas disa shtyrjesh, për shkak se klubet nuk kishin dorëzuar detyrimet financiare të regjistrimit dhe kishin probleme të tjera licensimi

Më në fund, FSHF-ja i ka dhënë “dritën jeshile” fillimit të kampionatit të Kategorisë së Parë. Pas disa shtyrjesh, për shkak se klubet nuk kishin dorëzuar detyrimet financiare të regjistrimit dhe kishin probleme të tjera licensimi në infrastrukturë, sot është hedhur edhe shorti përkatës, duke bërë që topi të nisë të lëvizë edhe në këtë kategori të futbollit shqiptar, ku militojnë edhe skuadra me emër. Elbasani, Lushnja, Kastrioti, Kamza, Apolonia, Tomori, Bylis, Besëlidhja etj, janë disa nga pretendentët për t’u ngjitur më lart, në fund të sezonit.

Partizani B në Kategorinë e Parë, ja dy grupet e skuadrave

Ndarja e skuadrave të Kategorisë së Parë sipas dy grupeve

Sipas skemës përkatëse, Kategoria e Parë do të luhet me dy grupe, A dhe B, ose sikurse njihen ndryshe Grupi i Veriut dhe Grupi i Jugut. Interesant është fakti se nga disa skuadra, që deri dje nuk plotësonin kriteret për të marrë pjesë në këtë kampionat, sot ka mbetur jashtë vetëm Mamurrasi. Skuadra e presidentit Ded Ndreca nuk ka stadium që e kalon licensimin, ndaj do të jetë e detyruar të luajë në Kategorinë e Dytë. Vendin e tij në Kategorinë e Parë e merr tashmë Partizani B, në bazë të renditjes sportive të sezonit 2015-2016.

 

………………………………………………………………………………………………………………..

 

Kalendari, Kategoria e Parë, Java 1
Grupi A
BURRELI – ILIRIA
SHËNKOLLI – KAMZA
BESA – BESËLIDHJA
TËRBUNI – KASTRIOTI
ERZENI – PARTIZANI B

 

 

 

Grupi B
DINAMO-SHKUMBINI
ELBASANI-TURBINA
LUSHNJA-TOMORI
BYLIS-POGRADECI
SOPOTI-APOLONIA

Më shumë nga Kampionati Shqiptar