Futboll

Partizani do Bakajn, e konfirmon vetë lojtari

Intervista në “Panorama Sport”, klubi i kuq ka kontaktuar kompaninë “EFA Agency”, e cila menaxhon sulmuesin

Elis Bakaj gjithmonë është një nga yjet më të kërkuar të Kategorisë Superiore, me klasin e tij të lartë, efikasitetin dhe përvojën e fituar ndër vite. Aktualisht ai është lojtar i lirë dhe ende nuk ka gjetur një skuadër të re.

Natyrisht, synimi i parë i tij është të luajë jashtë Shqipërisë, por duket se deri tani nuk ka marrë ofertën e duhur. Kështu, ashtu siç ka pranuar vetë në një intervistë për të përditshmen sportive “Panorama Sport”, ai ka një alternativë dhe ajo është Partizani.

Klubi i kuq ka kontaktuar kompaninë “EFA Agency”, e cila menaxhon sulmuesin, për të nisur negociatat. Deri tani nuk ka asgjë konkrete, por deri në fund të gushtit mund të ndodhë gjithçka.

Kërkesat financiare të Bakajt janë shumë të larta (rreth 7 mijë euro në muaj), por kryeqytetasit së fundmi kanë treguar se ky nuk është problem për ta, duke marrë parasysh se Edgar Çanin do ta paguajnë 20 mijë euro në muaj (sipas “Panorama Sportit”).

Më shumë nga Futboll