Futboll

Partizani bëhet me trajner, është ish-juventini Iuliano

Partizani bëhet me trajner, është ish-juventini Iuliano

Luciano Moggi e ka gjetur trajnerin e ri të Partizanit. Sipas asaj që raporton “Super Sport”, është Mark Iuliano. Befasi? Sigurisht, sepse përfliteshin opsione të tjera.

Emri i italianit është jo pak i njohur, sepse po flasim për një ish-mbrojtës juventin. 43-vjeçari ka luajtur 187 ndeshje me “Zonjën e vjetër” në periudhën 1996-2005. Ish-mbrojtësi i Italisë (19 ndeshje e 1 gol) këtë pranverë shkoi te Como, por klubi falimentoi dhe mund ta kalojë pa pengje Adriatikun.

Ndryshe nga trajnerët e mëparshëm, shqiptarë apo të huaj të Partizanit, Iuliano nuk ka shumë përvojë si trajner, por CV-ja e tij si lojtar mund të jetë bindëse për tifozët e kuq. Stafin e kryeqytetasve do ta formojë vetë Moggi, i cili tashmë është një i plotfuqishëm, praktikisht duke marrë të gjitha rolet.

Aktualisht, skuadra e Partizanit është lënë pushim për një muaj. Moggi po punon me merkaton dhe pritet që në javët e ardhshme të zyrtarizohen afrime të bujshme.

“Demat” duan urgjentisht titullin.

Më shumë nga Futboll