Basketboll

Partizani bën surprizën, mposht Vllazninë në Shkodër dhe kap kreun

Partizani ka fituar sot 74-69 ndaj Vllaznisë në Shkodër, në ndeshjen e javës së 7-të të Superligës e vlefshme për Kampionatin Kombëtar në Basketboll për meshkuj. Një sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund, teksa të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, por të kuqtë u treguan më të saktë në periodën e katërt. Gjatë gjithë kohës rezultati ka qenë i ekuilibruar, me barazime të shpeshta dhe emocionet ishin të mëdha.

Perioda e parë mbyllet në barazim 17-17, ndërsa në çerekun e dytë janë vendasit ata që kanë komandën, duke u shkëputur 38-35. Por miqtë nga kryeqyteti nuk heqin dorë dhe arrijnë të rikuperojnë në 10-minutëshin e tretë, duke dalë përpara 55-56, avantazh të cilin e ruajnë deri në fund. Vllaznia bën disa gabime, nga të cilat përfiton Partizani, që shkëputet dhe fiton 74-69, duke marrë dy pikë të arta, që e ngjisin në krye të renditjes.

BASKETBOLL – SUPERLIGA MESHKUJ, JAVA E 7-TË

Teuta – Barleti Eagles, 94-59 (25-10, 26-18, 15-18, 28-13)

Kamza Basket – Tirana, e shtyrë

Sot, 6 dhjetor

Vllaznia – Partizani, 69-74 (17-17, 21-18, 17-21, 14-18)

Renditja: Teuta 12 pikë (5/2), Partizani 12 pikë (5/2), Vllaznia 11 pikë (4/3), Tirana 10 pikë (5/1), Kamza Basket 7 pikë (1/5), Barleti Eagles 7 pikë (0/7).

Më shumë nga Basketboll