Kampionati Shqiptar

Partizani beson ende tek Europa, me grup të plotë ndaj Flamurtarit

Partizani ka rifilluar të martën përgatitjet, pas një dite pushim, për ndeshjen e radhës të Superiores, ndaj Flamurtarit, e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit. Grupi i lojtarëve të kuq, në drejtimin e trainerit Klevis Dalipi dhe stafit teknik, ka zhvilluar seancën e pare, në orën 10:30, në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”, në Kamëz.

Përgatitje të diferencuar ka kryer sulmuesi Progni, si pasojë e një shqetësimi muskulor, por ai nuk e rrezikon sfidën ndaj Flamurtarit. Forma e lojtarëve paraqitet pozitive, ndërkohë që për përballjen e së shtunës, trajneri Dalipi nuk vuan skualifikime, duke patur në dispozicion grupin e plotë. Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 10:30, si zakonisht, në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar