Futboll

Partizani, Dalipi: “Efikas goli i Bathës, tifozët një forcë më shumë për ne”

Klevis Dalipi e ka nisur me një fitore të thellë dhe të rëndësishme aventurën e tij si trajner i parë i skuadrës së Partizanit, që sot mposhti në “Selman Stërmasi” skuadrën e Luftëtarit me rezultatin 3-0. Një fitore që u pasua me ngritjen e të kuqëve edhe në klasifikim, që tashmë renditet në vend të pestë, në kuotën e 35 pikëve, 1 pikë më pak se Flamurtari e Laçi që e paraprinë në renditje dhe po aq më shumë se Luftëtari që e ndjek në të 6-in. Sipas Dalipit, ndeshjet duhen marrë një nga një, teksa ka edhe një apel për tifozët.

“Fillimi ishte i vështirë për ne, por goli i Bathës rezultoi efikas, pasi ai e praktikon edhe në stërvitje. Ka bërë një gol si sulmues rrace. Skuadra u shfaq shumë mirë në kundësulm. Duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Deri të mërkurën, duhet të punojmë për gabimet e vogla që shfaqëm. Në fillim po futeshim te loja e Luftëtarit, por pas 10 minutave, e morëm veten. Futbollistët e krahëve funksionoi në perfeksion edhe gjatë dublimeve. Besoj te grupi. Ardhja e tifozëve sot, është një forcë më shumë për ne. Skuadra është e tifozëve dhe e presidentit. Në transfertën e ardhshme në Shkodër, i presim të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit”, deklaroi trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi.

Më shumë nga Futboll