Connect with us

Kampionati Shqiptar

Partizani drejt Antalias, miqësore edhe me Fenerbahçen

Partizani ka marrë disa ditë pushime për festat e fundvitit, por drejtuesit nuk po flenë mbi dafina.

Partizani ka marrë disa ditë pushime për festat e fundvitit, por drejtuesit nuk po flenë mbi dafina. Kërkimet në merkato, sidomos në repartin e sulmit, janë parësore. Presidenti Gaz Demi është shprehur i gatshëm për ta përforcuar skuadrën në merkaton e janarit, ndaj pritet vetëm të zbulohet si cili do të vijë për partner të Ekubanit. Trajneri Starova ka vendosur të kryejë edhe një fazë përgatitore dimërore në Turqi, ku t’i karikojë më së miri sërish bateritë e të tijve për gjysmën e dytë të kampionatit.

Partizani e kalon natën në Kukës, sot në “fushë-betejë”

“Fenerbahçe dhe Qabala do të jenë dy kundërshtarët e 15 herë kampionëve të Shqipërisë përgjatë fazës përgatitore, që skuadra do të zhvillojë në Antalia të Turqisë. Testet miqësore do të luhen në datat 11 dhe 13 janar dhe tashmë të dyja këto skuadra kanë konfirmuar përballjet miqësore me të kuqtë,” – njofton klubi i njohur kryeqytetas. Të kuqtë e mbyllën fazën e dytë me 35 pikë, tre të tilla më shumë se Skënderbeu dhe një më pak se Kukësi i vendit të parë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Kampionati Shqiptar