Volejboll

Partizani e Erzeni duelojnë për kreun, Farka e Vllaznia rikthehen protagoniste

Partizani dhe Erzeni fitojnë në takimet e javës së 8-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj, duke vijuar rivalitetin mes tyre për kreun e renditjes, ndërkohë që humbetn disi terren Studenti. Të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri ruajnë kreun e renditjes pas fitores 3-1 në Korçë ndaj Skënderbeut, në një ndeshje ku dominuan dhe fituan me meritë. Edhe pse falën një set, volejbollistët e skuadrës së Partizanit ishin superiorë në fushë, duke treguar epërsi në shumicën e kohës. Të kuqtë mbyllin këtu fazën e parë, pasi javën e ardhshme janë pushim, por mund të humbasin kreun në rast se Erzeni fiton derbin me Teutën.

Nga ndeshja Vllaznia-Teuta, 3-0

Skuadra shijakase fitoi 3-0 ndaj Tiranës, në një ndeshje që dhuroi emocione e spektakël vetëm në setin e tretë, kur bardheblutë vendosën të luajnë volejboll. Në dy setet e para në fushë dominon Erzeni, që fitoi pa probleme, ndërsa në setin e tretë loja bëhet me interesante dhe pas një maratone shijakasit fitojnë 30-28, duke u ngjitur në vendin e dytë. Rikthehet te fitorja Farka Volley, që mundi 3-0 Elbasanin jashtë fushe, duke marrë tri pikë që e ngjisin në vendin e 6-të në renditje, por shumë larg zonës së play off. Në këtë zonë ka hyrë sot Vllaznia, që falë fitores 3-0 ndaj Teutës parakalon Tiranën në renditje. Durrsakët, pa asnjë fitore, madje set të fituar, mbyllin renditjen, në një sezon deri më tani zhgënjyes.

Nga ndeshja Elbasani-Farka Volley, 0-3

Volejboll – Meshkuj, java e 8-të (sot)

Skënderbeu – Partizani,                              1-3 (19-25, 25-22, 12-25, 16-25)

Vllaznia – Teuta,                                           3-0 (25-9, 30-28, 25-14)

Elbasani – Farka Volley,                              0-3 (13-25, 22-25, 19-25)

Erzeni – Tirana,                                              3-0 (25-17, 25-14, 31-29)

Studenti (pushim)

Renditja: Partizani 21 pikë (7/1), Erzeni 19 pikë (6/1), Studenti 16 pikë (6/1), Vllaznia 13 pikë (4/3), Tirana 11 pikë (4/3), Farka Volley 7 pikë (2/5), Skënderbeu 6 pikë (2/5), Elbasani 3 pikë (1/6),  Teuta 0 pikë (0/7).

Më shumë nga Volejboll