Volejboll

Partizani-Erzeni, sot finalja e parë e play off-it për meshkuj

Sot në mbrëmje, ora 19:00, në sallën sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park”, do të zhvillohet finalja e parë e play off-it në volejboll për meshkuj, aty ku përballë njëri-tjetrit do të jenë ekipet e Partizanit dhe Erzenit. Ekpi kryeyetas e ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, ndaj ka faktorin fushë në favorin e tij, ndërkohë që kampion shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 finalet e parashikuara.

Kjo ndeshje mes të “kuqve” dhe shijakasve parashikohet e fortë dhe me rivalitet, të dyja ekipet kanë treguar se janë rivale të denja të njëra-tjetrës, ndaj edhe sot pritet një përballje e fortë dhe me emocione. Një sfidë ku nuk ka favoritë, pasi të dyja ekipet synojnë fitoren dhe titullin kampion. Ndeshja e dytë do të luhet ditën e enjte, në Akademinë “Dhimitraq Goga”.

Më shumë nga Volejboll