Kupa e Shqipërisë

Partizani fiton dhe eliminohet, Skënderbeu kalon pa probleme Teutën

Flamurtari ka eliminuar Partizanin nga Kupa e Shqipërisë. Vlonjatët janë mundur 2-1 në Tiranë, por kanë arritur të kualifikohen gjithsesi në gjysmëfinale falë golit të shënuar në fushën kundërshtare, duke parë se takimin e parë e kanë fituar me rezultatin 1-0. Partizani ka shkuar shumë afër përmbysjes, por në fund nuk ka arritur ta realizojë atë.

Kanë qenë miqtë ata që kanë kaluar të parët në avantazh, duke shënuar pas vetëm 11 minutash lojë me Sidibe. Vendasit kanë reaguar në minutën e 38-të me Trashin. Kur kishin mbetur edhe 11 minuta nga fundit i ndeshjes, Asani ka realizuar golin e dytë për Partizanin, që është hedhur në sulm për të gjetur edhe të tretin, që do t’i kishte dhuruar atyre kualifikimin, por nuk kanë arritur ta gjejnë atë.

Skënderbeu ka siguruar pa shumë probleme një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi ka mundur 3-0 ekipin e Teutës në ndeshjen e kthimit, që është luajtur në Korçë. Bardhekuqtë janë kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 5-0, duke parë se kanë fituar takimin e parë 2-0. Ka qenë Lilaj ai që ka zhbllokuar ndeshjen 1 minutë para fundit të pjesës së parë, ndërsa Sowe ka realizuar dy golat e tjerë në minutat 60-të dhe 70-të, duke fiksuar shifrat në 3-0.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kupa e Shqipërisë