Futboll

Partizani fiton në Durrës dhe konfirmohet lider

Të kuqtë kanë fituar minimalisht transfertën e sotme ndaj Teutës për të mbajtur të vetëm kreun e klasifikimit, si dhe për të vijuar rekordin e tyre pozitiv, me plot tetë fitore radhazi dhe 25 pikë të grumbulluara në përfundim të kësaj faze të parë. Ka mjaftuar një veprim perfekt i talentit Bardhi, i finalizuar me mjeshtëri nga Trashi, që Partizani të mposhtë Teutën, pavarësisht përpjekjeve të shumta të kësaj të fundit për të përballuar presionin e kryesuesve. Një fitore që afirmon edhe një herë pretendimet e të kuqve, sikurse edhe suksesin personal të trajnerit Sulejman Starova, i cili mbrëmjen e sotme goditi në shenjë, teksa eksperimentoi pikërisht me zëvendësimin e parë, duke besuar te talenti   17-vjeçar, Bardhi, që rezultoi të ishte çelësi i suksesit të Partizanit. Nga ana tjetër, edhe pse e mundur, skuadra e Teutës dëshmoi sërish se është një ekip që mund të vërë në provë çdo kundërshtar dhe se nuk është rastësisht në vendin e katërt të klasifikimit.

Teuta-Partizani 0-1. Ka vendosur goli i Trashit në minutën e 72'.

Teuta-Partizani 0-1. Ka vendosur goli i Trashit në minutën e 72′.

 Pjesa e I

Pavarësisht përpjekjeve të kryesuesve për të treguar forcën dhe tentativave të tyre për të shfaqur pretendimet për fitimin e sfidës që në pjesën e parë, realisht asgjë nuk është reflektuar në rezultat. Tre kanë qenë tentativat konkrete të të kuqve në adresë të portës së durrësakëve por pa forcën e nevojshme apo saktësinë në finalizim. Ka qenë portieri i Teutës, Shpëtim Moçka ai që ka neutralizuar dy herë përpjekjet e të kuqve, fillimisht me Sukajn e më pas me Ibrahimin, ndërsa në një tjetër rast ka qenë vetë Mazrekaj, ai që ka shpërdoruar shansin më të mirë për të kaluar të kuqtë në avantazh. Në këtë fraksion të parë të lojës, gati inekzistente kanë qenë rastet ofensive të Teutës, loja e të cilës është përqendruar më shumë në mesfushë dhe mbrojtje, në përpjekje për të neutralizuar presionin e Partizanit.

Teuta-Partizani 0-1. Vendimtar ka qenë zëvendësimi i parë i të kuqve, kur Starova aktivizoi talentin Bardhi.

Teuta-Partizani 0-1. Vendimtar ka qenë zëvendësimi i parë i të kuqve, kur Starova aktivizoi talentin Bardhi.

Pjesa e II

Njëlloj e luftuar ka qenë edhe pjesa e dytë e lojës e cila ka startuar me ndryshime në të dy kampet. Teuta kërkon të kërcënojë të kuqtë teksa në vend të Hodos, aktivizohet i riu Magani, ndërkohë që në kampin e kuq, trajneri Starova i beson talentit Bardhi në vend të Mazrekajt. Ndryshime këto që realisht janë reflektuar në lojën e dy skuadrave sikurse dhe kanë ndikuar në objektivat e dy ekipeve. Pikërisht në minutën e 72’, të kuqtë kanë kaluar në avantazh falë inkursionit perfekt të Bardhit, i cili pas zhvendosjes që bëri nga e djathta në drejtim të qëndrës, shërbeu për Trashin i cili me të njëjtin perfeksion e dërgoi topin në rrjetë. Në anën tjetër, skuadra e Teutës ka tentuar të përfitojë nga kundrasulmet, por pa saktësinë e duhur në kombinimet e tyre para zonës. Pikërisht në shifrat 0-1 është mbyllur ky takim, i cili në fillimin e 10 minutave të fundit serivir disa momente paniku pas një përplasje në zonën e të kuqve.

Teuta-Partizani 0-1. Pavarësisht përpjekjeve, durrsakët e patën të pamundur t'i rezistonin presionit të të kuqve.

Teuta-Partizani 0-1. Pavarësisht përpjekjeve, durrsakët e patën të pamundur t’i rezistonin presionit të të kuqve.

Teuta-Partizani 0-1

Shënues: Trashi 72’

Teuta: Moçka, Lukiç (Ferraj 81’), Shkalla, R.Hoxha, Kotobelli, Mihani (Hyseni 69’), Hodo (Magani 46’), Dita, Hila, Musta, Lamçja.

Trajner: Gugash Magani

Partizani: Hoxha (Xhika 82’), Ibrahimi, Bici, Krasniqi, Kalari (Plaku 62’), Fejzullahi, Batha, Karlos, Trashi, Mazrekaj (Bardhi 46’), Sukaj.

Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova

Kartona të verdhë:  Hodo, Hila

 

[total-poll id=104444]

Më shumë nga Futboll