Europa League

Partizani, Gega: “E vështirë ndaj Maribor, vendimi im përjashtimi i tij ”

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka shpresa se skuadra e tij mund t’ia dalë përballë Mariborit nesër. Në konferencën për shtyp ai ka folur edhe për lënien jashtë të Edgar Çanit si dhe për objektivat që ka për të ardhmen. Në vigjilje të takimit të parë të vlefshëm për turin e parë eliminator të UEFA Europa League, kundër Maribor, trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur në lidhje me përgatitjet e realizuara dhe shanset e të kuqëve për të avancuar. “Ky ishte fati ynë, një short aspak i lehtë, ndonëse në fakt do të shpresonim për një tjetër rival. Maribor është skuadër shumë e fortë dhe ka një ecuri te jashtëzakonshme vitet e fundit. Unë jam i kënaqur me grupin dhe kam besim se do të bëjmë më të mirën për një paraqitje sa më dinjitoze. Duhet të tregohemi të kujdesshëm për gjithçka në fushë. Duhet të jemi në gjendje gatishmërie në sulm, ashtu edhe në mbrojtje”, u shpreh trajneri i Partizanit, Skënder Gega, i cili ka folur gjithashtu edhe për lënien jashtë grumbullimit të sulmuesit Edgar Çani.

“Çani ka qenë pjesë e grupit dhe unë isha në dijeni. Parametrat e Çanit nuk janë aty ku duhet. Sot për sot ai nuk plotëson parametrat për të kontribuar. Gjithsesi, ai ka kontratë dhe është pjesë e klubit. Ju them se kam shumë pak kohë në dispozicion dhe dua të ndërtoj sa më shpejt një grup të fortë. Lënia e Çanit jashtë ekipit për këtë ndeshje është një vendim teknik, që është marrë ekskluzivisht nga unë. Partizani ka nevojë për përforcime, për futbollistë që bëjnë diferencën. Klubi ka politikën e tij dhe mund të them se blerjet nuk janë në dorën time. Megjithatë, jam i kënaqur me përforcimet e ardhura deri tani”, deklaroi Gega.

Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë

Më shumë nga Europa League