Kampionati Shqiptar

Partizani gjen zëvendësuesin e Fejzullahit, vjen nga Kosova U-21

Partizani ka prezantuar përforcimin e radhës në merkaton e kësaj vere. Fjala është për mbrojtësin e djathtë, Rron Statovci, i cili vjen nga Kosova dhe shihet si zëvendësues i Fejzullahit në këtë rol. “Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e Flamurtarit të Superligës së Kosovës për transferimin e Rron Statovcit. Të kuqtë kanë siguruar kartonin e mbrojtësit të djathtë, duke firmosur me lojtarin një kontratë 3-vjeçare.

Statovci, i cili është njëkohësisht edhe pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës, është prezantuar sot në ambientet e klubit”, –  thuhet në njoftimin e 15 herë kampionëve të vendit, me këtë rast. Po të premten, me fanellën e kuqe janë prezantuar edhe sulmuesi malaez, Stefan Nikoliç, dhe mesfushori afrikan, Henri Okebugwu.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar