Kampionati Shqiptar

Partizani i falet Ibrahimit, fiton miqësoren e parë në Ohër

Sot është dita e 9-të e përgatitjeve të Partizanit në Ohër të Maqedonisë. Trajneri Skënder Gega i ka parë të tijtë në veprim, në ndeshjen miqësore të luajtur kundër F.C. Makedonija Gjorce Petrov. Të kuqtë kanë fituar minimalisht, 1-0, me golin e hershëm, të shënuar nga mbrojtësi Labinot Ibrahimi. Partizani e ka nisur lojën me këtë formacion: Hoxha, Gojkovic, Ibrahimi, Belica, Kalari, Trashi, Mala, Telushi, Bardhi, Asani, Progni.

Me kalimin e minutave, sidomos në pjesën e dytë, iu dha mundësia e aktivizimit edhe lojtarëve të tjerë: Culum, Bitri, Çani, Zhdrrella, Hysenaj, Xhika. Kujtojmë se ky ishte testi i parë i “demave” në këtë përgatitore maqedonase, teksa ditët kalojnë dhe ndeshja e turit të parë kualifikues me Mariborin e Sllovenisë, në kuadër të Ligës së Europës, sa vjen dhe afron. Më 12 korrik, në orën 17:30, Partizani do të presë në “Selman Stermasi” sllovenët e njohur, një kundërshtar mjaft i vështirë.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar