Kampionati Shqiptar

Partizani i zhvendos në Ohër përgatitjet për Mariborin

Partizani zhvendoset sot në Ohër të Maqedonisë, për t’i vijuar atje përgatitjet për përballjen e dyfishtë të turit të parë kualifikues të Ligës së Europës me Mariborin e Sllovenisë. Në kushte më të freskëta, por edhe me mundësinë për të zhvilluar ndeshje miqësre, të kuqtë do të kenë një marsh më shumë në tokën maqedonase.

Të dielën, skuadra ka zhvilluar seancën e fundit në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzës, në orën 18:30. Trajneri Skënder Gega kishte programuar një ndeshje kontrolli brenda grupit, test i cili i ka shërbyer për të parë gjendjen fizike të lojtarëve.

Ndërkohë, sot, dy pjesëtarë të “demave të kuq”, Labinot Ibrahimi dhe Renaldo Kalari, festojnë ditëlindjet e tyre. Klubi iu uron atyre edhe 100 vite të lumtura dhe suksese të mëtejshme me fanellën e kuqe.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar