Europa League

Partizani kërkon mrekullinë kundër Maribor

Partizani do të kthehet në fushë mbrëmjen e së enjtes (20:15) për të luajtur ndeshjen e dytë kundër Maribor, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Europa League.

Sllovenët kanë fituar ndeshjen e parë 1-0, që është zhvilluar javën e kaluar në Tiranë. Goli që ka vendosur takimin është realizuar nga Gregor Bajde dhe tani, Maribor do të ketë mundësinë të shfrytëzojë avantazhin e krijuar në sfidën e parë para publikut vendas dhe të sigurojë një vend në raundin e dytë.

Ata kanë marrë gjashtë fitore dhe dy barazime në tetë ndeshje të luajtura deri tani, duke përfshirë këtu edhe fitoren 4-0 kundër Krakovias, barazimin pa gola kundër Kopenhagen dhe fitoren 2-1 kundër Kukaricki. Me pak fjalë, vendasit janë favoritë të marrin fitoren edhe në ndeshjen e kthimit. Partizani, nga ana tjetër, ka patur pushime më të zgjatura dhe nuk ka zhvilluar shumë ndeshje përgatitore.

Kjo mund të rezultojë fatale për “Të Kuqtë”. Fakti interesant është se Partizani ka shënuar më shumë gola në ndeshjet e luajtura në transfertë, por kanë patur disa probleme në mbrojtje. Detyra e miqve për të përmbysur humbjen e pësuar para një jave duke e vështirë, por jo e pamundur.

Skuadra e Partizanit ka zhvilluar të martën seancën e fundit stërvitore. Nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, të kuqtë i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kompleksin stërvitor “Tirana Internacional” në Pezë.

Më pas kanë udhëtuar të mërkurën drejt Sllovenisë, për t’u vendosur në qytetin e Maribor. Sipas programit të publikuar nga zyra për shtyp e Partizanit, ekipi ka zhvilluar në orën 20:00 të datës 18 korrik seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet sfida ndaj NK Maribor.

Statistika
– Këto dy skuadra nuk janë ndeshur kurrë më parë në historinë e tyre.

– Maribor ka një eksperiencë më të madhe në kompeticionet e UEFA-s dhe ky faktor pritet të ketë një ndikim të madh edhe në takimin e sotëm.

– Maribor dhe Partizani nuk kanë regjistruar asnjë barazim në katër ndeshjet e fundit.

– Partizani nuk ka arritur të marrë asnjë fitore në 13 ndeshjet e fundit.

Më shumë nga Europa League