• Partizani: Kur duan të na blejnë ne, imagjinoni ç’bën “hajnia” me të tjerët!

    Publikuar: 12 May 9:04

    Partizani ka reaguar pas publikimit të plotë të videoregjistrimit të menaxherit Drini Çaushi, që fliste në emër të Safet Gjicit, presidentit të Kukësit, dhe i ofronte para Emiljano Vilës për të toleruar: “Zhgënjimi nga rezultati në fushë është i madh, por jemi krenarë që derdhim djersën ndershmërisht, jemi me kokën lart, se kemi pikët që na takojnë dhe nuk i jemi futur kurrë në shtëpi, rivalëve, për t’i vjedhur apo për t’i blerë. Ne luftojmë të vetëm dhe këtu nuk bëhet fjalë për një ndeshje, as për një titull, të paktën të tillë JO, kurrë. Presidenti Gaz Demi dhe klubi që po ndërton dhe formon nuk do të jenë kurrë pjesë e kësaj maskarade.

    Ai i ka pritur me respektin maksimal të gjithë homologët nga dera e madhe e NDERSHMERISE, ndërkohë që ata tentojnë t’i hyjnë nga dritarja. Ky është një TURP I MADH! NJE BALLO ME MASKA, NE TE CILEN PARTIZANI NUK DO HYJE KURRE! Thjesht, njerëzit duhet ta dinë se kur “hajdutët” mbërrijnë në “shtëpinë tonë”, merret me mend çfarë kanë bërë me ekipet e tjera… “Hajnia” është ngritur në sistem nga “i madhi” dhe “të mëdhenjtë” e videos. NE JEMI KRENARË QË LUFTOJMË TE VETEM, BASHKE ME TIFOZET TANE, PER NJE LOJE TE PASTER….DHE PIKERISHT ATE LOJE DUAM TE FITOJME….”


    Lexo postimet e tjera